Kandidatja e Partisë Demokratike për Qarkun Shkodër Greta Bardeli ka takuar të rinj të qytetit dhe ka diskutuar me to rreth problematikave të tyre dhe çasjes për ndryshime pozitive.
Si një person me background akademik fokusi i diskutimit ka qënë jeta universitare dhe vazhdimësia e të ardhmes brënda Shkodrës.
Vetë të rinjtë kanë ngritur si shqetësim kurrikulat mësimore shpopullimin e universitetit të Shkodrës dhe mungesën e shpresës për një të ardhme në vendin e tyre.
Greta Bardeli ka premtuar se programi i PD për rininë synon pikërisht praktika, suport ekonomik dhe logjistik për ato që nesër do të jenë profesionistët e të ardhmes.