Një tërmet i fortë, me intensitet 4.9 ballë të shkallës Rihter, është regjistruar pak më parë në Greqi.
Konkretisht tërmeti ka rënë në orën 10.06 me epiqendër në pjesën jugore të Evias, 8 kilometra në lindje të Zarakut.
Kathimerini raporton se tërmeti është ndjerë veçanërisht në Athinë. Ky tërmet ka pasuar lëkundjet e mëngjesit të sotëm.
Nga informacionet paraprake, ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme materiale, por lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik te qytetarët.