Greqia heq karantinën për shqiptarët…

Shpërndaje

Masat për hyrjen nga Shqipëria drejt Greqisë përmes Kakavijës dhe Kapshticës mbeten të njëjta, deri më 24 maj.

Por ambasada e Greqisë në Tiranë njoftoi se me vendimin e fundit të qeverisë, do të hiqet karantina e detyrueshme për karantinë, për personat që hyjnë në shtetin grek.

Po ashtu, tashmë do të lejohet të futen në Greqi edhe bashkëshortët e huaj të qytetarëve grekë, duke përdorur pikën kufitare të Kakavijës.

“Kalimi në Greqi lejohet pas plotësimit dhe paraqitjes së një formulari të vlefshëm PLF. Kërkohet gjithashtu, paraqitja e një certifikate vaksinimi, ose të një testi negativ PCR, ose të një vërtetimi se personi e ka kaluar sëmundjen e Covid/diagnozë pozitive, nëpërmjet PCR ose rapid test të 2 deri 9 muajve më parë (parashikohet përzgjedhja gjatë plotësimit të PLF). Ju kujtojme se kushtet e mësipërme vlejnë për të gjithë personat që hyjnë në Greqi, përfshirë minorenët mbi pesë vjeç”, njoftoi ambasada greke.

Shpërndaje