Greqi/ Mbahej peng në burg per 11 muaj, lirohet më në fund shqiptari…

Shpërndaje

Greqi/ Mbahej peng në burg per 11 muaj, lirohet më në fund shqiptari Afrim Rexha

Askush nuk më besonte kur thoja se shtatë shqiptarë mbahen pengje ne burgun e Patrës pasi kane mbaruar denimin. Sot ne mbrëmje është liruar 55-vjeçari nga Kukësi Afrim Rexha, i cili kishte firmosur lirimin e tij, por ishte prokurori që e mbante në qeli atë edhe pse ai kishte mbaruar denimin, duke shkelur vendimin e gjykates.

Mbreme ne emisionin JEHONA E DIASPORES ne televizionin Apollon ishte hera e fundit që trajtuam rastin paprecedente te ketij shqiptari që mbahej prej 11 muajsh ne kushte te keqia ne burgun e Patres.
Bemë një beteje po ende nuk kemi fituar luftën pasi ende gjashtë të tjerë mbahen akoma në këtë burg, me justifikime nga më absurde, midis tyre edhe një nga Tirana, i cili ka 4 vjetë që ka mbaruar dënimin.
Tashmë beteja sapo ka filluar dhe për këtë duhet që institucionet shqiptare të bëjnë punën e tyre.
Nëse në burgun e Patres janë akoma gjashtë shqiptarë që mbahen pengje, sa të tjerë do të jenë në 37 burgje?

Më në fund përpjekja jonë sëbashku me personelin e ambasades sonë nuk shkoi kot… Gazetar /Shpëtim Zinxhiria/

Shpërndaje