Greqia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë në sektorin e bujqësise në Greqi.
Sipas informacioneve nga Ministria greke e Bujqësisë, marrëveshja u arrit falë këmbenguljes së ministrit grek të Bujqësisë Makis Voridhis dhe deputetit të parlamentit shqiptar,Taulant Balla.
Vlen të përmendet se ndryshimi ligjor kaloi në parlament rreth orës 01.45 të natës, çka tregon edhe urgjencën e zgjidhjes së këtij problemi që shqetëson ndjeshëm sektorin e bujqësise në vend.
Marrëveshja parashikon punësimin sezonal me procedura të përshpejtuara të 7-10. 000 shtetasve shqiptarë, të cilët do të punesohen me të drejta të plota në Greqi.
Kështu, që prej të hënës, datë 4 maj dhe deri në 20 qershor ftohen të gjithë punëdhënësit grekë që janë të interesuar për të punësuarit sezonalë, të aplikojë pranë kooperativave bujqësore të rajoneve të tyre me dokumentat si me poshtë.
1-Kërkesa me shkrim pranë kooperativës.
2-Formulari i deklaratës së përgjegjësisë personale të punëdhënësit(teksti i gatshëm pranë protokollit)
3- Fotokopje të pasaportës së punonjësit të ftuar për punësim
4-Deklaratë financiare e fermerit për vitin 2019.
5-Faturë pagese 100 euro për çdo të ftuar(pagesë në bankë për llogari të shtetit grek)
6-Pagesë 80 euro për testin e Covidit, e cila do të bëhet në bankë për llogari të kompanisë së perzgjedhur për testin.Pagesat do të zbriten nga taksat gjatë muajve në vazhdim.
7-Udhëtimi i punonjësve do të bëhet me autobusë, ekskluzivisht me firmën e përzgjedhur prej kooperativës, e cila zbaton rreptësisht protokollet e sigurisë të caktuara prej qeverisë greke.
8- Kosto e udhëtimit paguhet nga punonjësi i ftuar.(vlerësohet se do të jetë 30-50 euro)
9-Testet do të bëhen brenda në autobusët në të cilët do të udhëtohet, në pikën kufitare të Kapshticës, dhe në vazhdim ato do të dërgohen në laboratoret e kontraktuar në Selanik.
10-Deri në perfundim të analizave, punonjësit do të karantinohen në njësitë e akomodimit të perzgjedhura prej kooperativës.