Grabitet shkolla e mesme Gruemirë në Malësi të Madhe…

Shpërndaje


Autoret ende te paidentifikuar kane marre 1 kompjuter, 2 laptop, monitor te salles kompjuterave dhe nje projektor. Ne mengjes kur kane shkuar ne shkolle drejtuesit e saj kane konstatuar grabitjen, nderkohe qe policia ka nisur hetimet per ngjarjen.

Akoma nuk dihet sa persona kane marre pjese ne kete ngjarje, mesohet se ata kane hyr nga mjediset e shkolles 9 vjecare, pasi shkolla eshte e mesme e bashkuar. Zbardhja e ngjarjes veshtiresohet edhe per faktin se shkolla nuk ka kamera. Fatmiresisht nga verifikimet rezulton sipas te dhenave se nuk jane prekur regjistrat dhe amzat e shkolles.

Pritet qe per ngjarjen te kete ne vijim edhe komunikate zyrtare nga policia e Shkodres.

Shpërndaje