Mbrëmjen e sotme janë luajtur edhe dy sfidat e fundit të javës së 19 të “Abissnet Superiore“-s. Erzeni ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 3-2 dhe i kapërcen në tabelën e renditjes, ku tashmë pozicionohen në vendin e tretë. Pas përfundimit të ndeshjeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti bo gol” në “Oversport”.
Josa (Vllaznia): “Normal që Erzeni është një skuadër që ka treguar çfarë mund të bëjë. Ka rritur lojën. Mua më takon të flas për skuadrën time, e cila sot u godit në dy raste shumë naïve. Duhet të kishte qenë më e kujdesshme, sepse po luanim me topin në kontroll.
U shënua goli i dytë dhe përsëri kishim besim se mund ta kthenim rezultatin. Luajtëm me këmbëngulje. Duhet të ishim më të qartë. Duhet të shërbenim më mirë për dy sulmuesit e qendrës, qoftë për Balajn, qoftë për Kainën. Goli i anulluar? Balaj nuk ishte fare në trajektoren e topit. Largësia e tij ishte e madhe kur Mala ka gjuajtur. Çdo gjë ka mbaruar tani. Është një koment që do vazhdoni ta bëni ju gjatë gjithë javës. Ja ku e keni Balajn, s’ka pasur lidhje fare me pengimin e topit.
Nuk dua t’i shkoj kësaj. Ne edhe me rezultatin 2-0, e bëmë 2-1. Aty duhet të ishim më të përqendruar. Goli i tretë ishte një keqkuptim, një mosrendim i mirë i mbrojtjes sonë.”.