Goditi arbitrin gjatë ndeshjes Teuta-Tirana, arrestohet 34 vjeçarit (Video)

Ditën e djeshme në sfidën e basketbollit për meshkuj Teuta-Tirana ka patur një incident të rëndë midis basketbollistit të Tiranës dhe një prej arbitrave, Jurgen Muho.

Lojtari i është afruar arbitrit duke u konfliktuar me fjalë dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Është dashur ndërhyrja e basketbollistëve të tjerë për të shuar sherrin midis tyre.

Pas sherrit sfida vazhdoi normalisht, ku Teuta triumfoi ndaj bardhebluve me rezultatin 90-75.

Ndërkohë ditën e sotme, është arrestuar basketbollisti 34 vjeçari me iniciale B.D banues në Tiranë, i cili ushtroi dhunë ndaj arbitrit.

Njoftimi zyrtar:

Arrestohet në flagrancë një 34 vjeçar për veprën penale “Goditja e sportistit,trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne flagrancë shtetasin:

B.D., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ka goditur me grushta gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M.,26 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.