Gloria Shllaku i bashkohet PD-së së Berishes…

Shpërndaje

Gloria Shllaku e cila u zgjodh keshilltare bashkiake nen siglen e PD qe aso kohe drejtohej nga Lulzim Basha, ka njoftuar se do vazhdoj të jetë pjesë e PD-së, madje duke unifikuar qëndrimet dhe aksionin opozitar. Përmes nje shkrimi analitik në rrjetin social facebook Shllaku shprehet:

” Unë, si nje ish kryetare e një grupseksioni të rëndësishëm dhe si Këshilltare Bashkiake e Shkodrës, kam marrë besimin e qytetarëve dhe gjithmonë kam punuar për të përmbushur nevojat e komunitetit.

Që nga sot e tutje, çdo iniciativë do të jetë e përbashkët, duke filluar me Këshillin Bashkiak të Shkodrës dhe duke vazhduar në nivele të tjera. Kështu, do të formojmë një zë të fuqishëm për ju dhe për një Shqipëri që meriton shumë më tepër. Bashkë, kemi mundësinë të ndërtojmë një të ardhme ku drejtësia, barazia dhe shpresa janë parimet që do të mbizotërojnë.”

Gloria Shllaku së bashku me Imeldi Sokolin njoftuan se do vazhdojn të jenë pjesë e Partisë Demokratike, duke unifikuar qëndrimet por edhe duke u bërë pjesë e aksionit opozitar.

Shpërndaje