Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka dërguar dy maune me çadra, batanije dhe mjete të higjienës, bashkë me tetë ekspertë për fatkeqësi natyrore në Shqipëri e cila mëngjesin e sotëm u godit nga një tërmet shkatërrues, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga Gjysmëhëna e Kuqe thuhet se tërmeti me magnitudë prej 6,4 ballësh ka ndikuar negativisht në kryeqytetin e Tiranës dhe qytetin e Durrësit.
Në kuadër të kësaj, Gjysmëhëna e Kuqe, si dorë e mëshirës së Turqisë, ka përfunduar të gjitha përgatitjet për të ndihmuar popullin shqiptar, ku tërmeti ka shkatërruar shumë ndërtesa.
Në dy maunet e përgatitura nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke janë ngarkuar 120 çadra me kapacitet prej 1.000 personash, 2.500 batanije dhe 1.000 pako të higjienës. Ekipi i Gjysmëhënës së Kuqe Turke gjithashtu ka bërë planifikimin e një pako urgjente të ushqimit për 2.500 persona, ndërsa pasi të arrihet në rajon, produktet ushqimore që nevojiten do të sigurohen nga vendi, pas së cilës do të vazhdohet ndihma ndaj viktimave të tërmetit.
Në këtë operacion humanitar ku do të marrin pjesë 8 ekspertë për fatkeqësi natyrore, në rast të nevojës, gjiithashtu do të jepet ndihmë shtesë nga depot e Delegacionit Bullgar të Gjysmëhënës së Kuqe Turke.
Kerem Kınık: “Me Kryqin e Kuq të Shqipërisë jemi gjithmonë në kontakt”
Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, Dr. Kerem Kınık, tha se që nga momenti i parë i tërmetit janë duke ndjekur zhvillimet nga afër.
“Me Kryqin e Kuq të Shqipërisë jemi gjithmonë në kontakt. Dy maune bashkë me 8 ekspertët tanë janë nisur. E njoftuam Kryqin e Kuq se jemi të gatshëm për më shumë ndihma. I urojmë të shkuara popullit vëlla shqiptar”, tha ai.