Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ja përballjet…

Shpërndaje

Vllaznia do të presë Laçin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ndërsa Teuta e ka më të lehtë në letër, pasi do të luajë me Skënderbeun që nuk po kalon një periudhë të mirë. Përballja mes shkodranëve dhe kurbinasve duket më interesante, pasi të dy ekipet janë në garë edhe për titullin në Superligë.

“Laçi është një ndër ekipet më të mira në dekadën e fundit në Kupë. Nëse dëshiron të fitosh një trofe duhet të mundësh ekipet më të mirë në Shqipëri”, tha Djarmati.

“Ndeshja është e një rëndësie të lartë, me këdo që do përballemi. Siç është Vllaznia, por edhe si të ishte Teuta e Skënderbeu, do të ishte një ndeshje e ritmit të lartë. Ne do të mundohemi të japim maksimumin, si në Kupë dhe kampionat”, tha Pali.

Për drejtorin sportiv të Teutës, Sulejman Starova nuk ka nënvlerësim edhe pse kundërshtari është Skënderbeu, ekip që po lufton për mbijetesë në kampionat.

“Nuk ka skuadra të lehta, jam i kënaqur për shortin, por kjo s’do të thotë asgjë për tu kualifikuar. Duam që të shkojmë deri në fund qoftë për kampionat qoftë edhe për kupë”, tha Starova.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen me një takim më 14 Prill.

Shpërndaje