Gjysma e të diplomuarve në Mjekësi ikin jashtë…

Shpërndaje

Gati gjysma e mjekëve që diplomohen gjatë një vitit në vendin tonë kërkojnë të ikin jashtë vendit. Gjatë vitit 2022 rreth 180 mjekë kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë pranë Urdhrit të Mjekut për të ikur në vendet e Bashkimit Europian. Sipas presidentit të këtij urdhri Fatmir Brahimaj, jo të gjithë e marrin këtë certifikatë  për të emigruar.

“Mesatarisht lëshohen rreth 150 certifikata të sjelljes së mirë në vit. Por jo të gjithë emigrojnë, ka që ikin për të vijuar specializimet, ose për kurse të ndryshme.”

Por kush janë kategoritë e mjekëve që emigrojnë më shumë, të rinjtë apo specilistët me përvojë?

“Janë të gjitha kategoritë, por më shumë janë të rinjtë e sapodiplomuar.  Ikin për një punë më të mirë, mbrojtje ligjore më të mire.”

Për kreun e Urdhrit të Mjekut, shqetësim është edhe lëvizja e bluzave të bardha brenda vendit.

“Vijnë nga rrethet drejt Tiranës, duke e lënë rrethin pa specialistin përkatës.”

Gjatë një viti në vendin tonë diplomohen në Mjekësi të Përgjithshme rreth 300 mjekë.

Shpërndaje