Gjykata njeh Kuvendin e 11 Dhjetorit/ Bashës i bie vula dhe selia…

Shpërndaje

Gjykata e Tiranës ka regjistruar Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021 dhe ka regjistruar statutin e ri te PD te dale nga ai Kuvend.

Kuvendi e 11 Dhjetorit vendosi shkarkimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha si dhe kryesisë së partisë.

Një ndër vendimet ka qenë edhe ndryshimi i nenit të statutit ku anëtarët e Komisionit te Rithemelimit e kanë cilësuar si “neni Basha”. Ata kanë kërkuar që nëse kryetari humb zgjedhjet lokale të zhvillohen zgjedhjet për një mocion mosbesimi. Në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme të japë dorëheqjen. Po kështu në ndryshimet statusore të këtij Kuvendi lejohen edhe fraksionet./

Shpërndaje