Gjykata i kthen makinën e blinduar Lulzim Berishës…

Shpërndaje

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit i ka kthyer mbrapsht makinën e blinduar ish-të dënuarit me 25 vite burg, Lulzim Berishës.

Heqja nga masa e sekuestros u bë me arsyetimin se makina justifikohej “me burime të ligjshme të ardhurash financiare”.

Automjeti, tip BMW, Seria 7, u vu nën sekuestro në muajt e parë të këtij viti nga Operacioni policor Forca e Ligjit (OFL).

OFL i pati kërkuar Berishës të plotësonte formularin e vetëdeklarimit të burimeve të të ardhurave.

Asokohe, përmes avokatit të tij, ai qe shprehur publikisht se zotëronte një lokal me qira dhe aksione të ligjshme në një sipërmarrje transporti hidrokarburesh.

Berisha është konsideruar si një nga personat më të rrezikshëm në Durrës gjatë viteve ’90-2000.

Në vitin 2006, pasi qe arrestuar në Maqedoni të Veriut, u dënua me 25 vite burg për lidhje në disa vrasje mes bandave.

Rreth 10 vite më vonë u lirua me kusht pas një procesi gjyqësor që nxiti mjaft debate në opinionin publik.

Shpërndaje