Gjykata e Shkodrës vëndos për 3 grabitësit e bankës në Koplik…

Arrest me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkoder për Bekim Gurra, Admir Shaba dhe Armir Shaba të dyshuar për grabitjen e bankës së nivelit të dytë në Koplik.

Mësohet se Armir Shaba dhe Admir Shaba kane mohuar akuzat ndaj tyre ndërsa Bekim Gurra nuk ka folur gjatë masës së sigurisë duke u përfaqësuar nga avokati i tij Ndue Pjetra.