Gjykata e shkodrës shpall moskopetencë për dosjen “Bajri”, kalon ne SPAK…

Shpërndaje

Vetëm një muaj pas vendimit të dy prokurorëve të SPAK-ut, Ened Nakuçi dhe Ervin Kondili, për shpalljen e moskopetencës për dosjen “Bajri”, duke çuar aktet hetimore për gjykim në Gjykatës e Shkodrës, kjo gjykatë mësohet se ka kthyer sërish në SPAK materialin voluminoz, duke i lënë detyra prokurorisë së posaçme.

Në vendimin gjyqësor që “Shqiptarja.com” e disponon thuhet qartë se, dosja hetimore në ngarkim të Behar Bajrit, Enver Bajrit, Safet Rustemit, Ilir Rustemit, Emrah Plakut, Astmer Bilalit, Samet Hallunit, Ismet Idrizit, Sirjan Alija, Jorida Muratit, Senad Hallunaj, Florinë Hoxha dhe Mira Nikaj, duhet t’i kalojë sërish Prokurorisë së Posaçme në Tiranë./Shqiptarja.com/

Shpërndaje