Gjykata e Lezhës dënon me 4 vite burg ish kryetarin e bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.
Ish qytetari i parë i Lezhës u shpall fajtor nga gjykata nën akuzën e tjetërsimit të pronave në Shëngjin.
Bashkë me Frrokaj, Gjykata ka dënuar edhe ish zyrtarë të tjerë lokalë.
1 vit burg për ish-nënkryetarin e bashkisë Enver Hafizi, 4 vite për ish kryetarin e qarkut Gjok Ndoka dhe 2 vite për ish drejtorin e Hipotekës Artan Djala.