Gjuhadoli, zemra e Shkodrës që kërkon ndryshim – mesazhi i Kliti Hotit…

Shpërndaje

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, vijon takimet e tij me komunitetin shkodran, duke ndalur këtë herë në rajonin 3, në lagjen historike të Gjuhadolit. Me një mesazh të ndjerë dhe reflektues, ai shpreh mirënjohjen për pritjen dhe vlerat e thella që banorët e kësaj zone mbartin, duke theksuar rëndësinë që ka rikthimi i vëmendjes politike te rrënjët e vërteta të Shkodrës.

Postimi i kandidatit Hoti:

Pata kënaqësinë të takoj banorët e rajonit 3, në zemër të Gjuhadolit: një nga lagjet më të dashura dhe me shpirt të vërtetë shkodran.

Fjalët e tyre, kujtimet dhe shqetësimet më rikujtuan sa shumë ka për të bërë, por edhe sa shumë vlerë ruan ky qytet në rrënjët e veta.

Gjuhadoli është zemra e Shkodrës, dhe zemra e një qyteti rreh fort kur nuk harrohet nga politika.

Shpërndaje