Pagat e deputetëve siç është bërë e ditur do të kenë një rritje. Deri më tani ky ndryshim nuk është miratuar, por pagat e deputetëve mbeten nga më të lartat në vendin tonë.
Megjithatë, përpos kontributeve dhe tatimeve, disa prej deputetëve u mbahen para nga paga edhe për shkelje të rregullores që është përcaktuar për t’u ndjekur prej tyre në parlament.
7 deputetët e mëposhtëm, kanë pasur penalitetet më të larta për muajin prill, ku listën e kryesojnë Enkelejd Alibeaj me Lulzim Bashën. Alibeaj është penalizuar me 48.880 lekë për të marrë një pagë neto në 83.030, ndërsa Basha me 210.008 lekë dhe ka marrë në neto 93.884 lekë.
Informacion mbi pagat e deputetëve për muajin prill 2023:
Enkelejd Alibeaj, penalitet: 48.880 paga neto: 83.030
Niko Kuri, penalitet: 21.008 paga neto: 93884
Agron Shehaj, penalitet: 15756 paga neto: 99.136
Lulzim Basha, penalitet: 21008 paga neto: 93884
Agron Duka, penalitet: 15756 paga neto: 99136
Agron Çela, penalitet: 15756 paga neto: 93884
Bledjon Nallbati, penalitet: 15756 paga neto: 93884