Gjoba ndaj familjes me tre jetimë, reagon Bashkia Shkodër: Zbatuam ligjin…

Shpërndaje

Pas reagimit publik dhe mediatik për ndëshkimin e ndërtimit të shtëpisë së familjes Alijahaj në Trush të Bërdicës, Bashkia Shkodër ka sqaruar sot pozicionin e saj zyrtar. Në një deklaratë për mediat, ajo thekson se po vepron në përputhje me ligjin.

Reagimi i bashkisë Shkodër:

Në lidhje me lajmin e publikuar sot nga mediat mbi rastin e familjes Alijahaj në fshatin Trush, Njësia Administrative Bërdicë, sqarojmë opinionin publik se:
Institucionet ligjzbatuese janë të angazhuara në zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, duke monitoruar situatën e ndërtimeve që kryhen në mënyrë të parregullt.
Rasti i kësaj familjeje ka një specifikë të veçantë ka një karakter më tepër social sesa ligjor, megjithatë, zbatimi i ligjit është i njëjtë dhe i barabartë për të gjithë qytetarët.
Duke qenë gjithmonë pranë banorëve, dhe me qëllimin për të mbështetur këtë familje në mënyrën më të përshtatshme, Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, po punon për të krijuar çdo lehtësi të mundshme proceduriale për familjen Alijahaj.

Shpërndaje