Nën akuzë për shpërdorim detyre në dy raste, GJKKO nxjerr nga qelia Vangjush Dako. Ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit është caktuar masa arrest në shtëpi, pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit.
Ish-kryebashkiaku nuk ishte vetë i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa pritet të përgatitet urdhri i ekzekutimit nga prokurori që ish-kryebashkiaku të lirohet nga qelia.
Vangjush Dako ndodhej në paraburgim prej 6 qershorit 2023. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste, njëra ka të bëjë me shëtitoren e tjetra me dhënien e lejes së një pallatit 7 katësh por që u ndërtua 11 kate dhe u dëmtua nga tërmeti. Nën akuzë janë edhe 10 ish bashkëpunëtorë të tij.