Teologu dhe pedagogu në Institutin e Studimeve Evropiane, Ermir Gjinishi deklaron se janë 200 shqiptarë mercenarë që luftojnë për Izraelin.
Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai tha se 200 shqiptarë mercenarë në Izrael janë problem, pasi me ndërhyrjet në Kodin Penal, ka penalitete dhe dënime mbi 10 vjet burg për ata që shkojnë të luftojnë jashtë shtetit.
E vërteta është se janë 200 shqiptarë kryesisht nga Lushnja dhe Kavaja, mes tyre 3-4 vajza. Po fillon rekrutimi dhe nga Veriu.
Izraeli që në muajin nëntor të 2023, një muaj pas lufte, filloi bashkëpunimin me shërbimet sekrete për të nisur rekrutimet.
Izraeli ka nevojë për forca ushtarake, për burime njerëzore dhe e ka menduar sa ka nisur lufta.
Izraeli nëpërmjet shërbimit Mossad dhe jo vetëm, por në Shqipëri nuk di të them nëse institucionet shqiptare janë përfshirë.
Janë 2-3 individë hije që janë përfshirë dhe janë lidhur me këto organizma që merren me rekrutimin.
Kryerabini Joel Kaplan i cili jeton në Shqipëri, e ka deklaruar publikisht duke thënë se po mbledh luftëtarë për të ndihmuar vendin tim, por pa specifikuar nëse po mblidhte hebrenj apo shqiptarë.
Shteti shqiptar nuk duhet të ketë dy standarde, që disa t’i dënosh me 10 vjet burg dhe të tjerët t’i tolerosh. Më pas ku do shkojnë këta njerëz?
Mercenarët shkojnë që të gjithë në vijën e parë të frontit. Institucionet e sigurisë kanë të drejtë ligjore që të mbajnë qëndrime për këtë, sepse është penalitet në ligj.
Paguhen 4-5 mijë euro në muaj, ndërkohë që ne jemi vend i varfër. Ka njerëz që e mendojnë si mundësi për të nxjerrë para.
Kam përshtypjen se është çështje biznesi, se nuk besoj se në Shqipëri ka njerëz kaq të flaktë për Izraelin apo Libanin.
Nuk i dërgon njeri me zor, por diskutohet ballë për ballë.
Njerëzit që luftuan me ISIS, pse i fute në burg? Në këtë rast ka njerëz shqiptarë që në bashkëpunim me shërbimet izraelite, rekrutojnë.
Pyetja që lind është shteti shqiptar do i lejoj këto biznese të zeza? Kur ndodhi rasti i ISIS, politikanët shqiptarë thoshin Assadi krimineli i Lindjes së Mesme.
E njëjta ligjëratë është dhe sot, Hamasi, kriminelët e Lindjes së Mesme.
Shteti shqiptar duhet të mbajë qëndrim, ne nuk kemi njerëz që t’i dërgojmë të vriten për shteti shqiptar.
Shërbimi ynë sekret padiskutim që ka informacion. Ky është trafik i vdekjes!
Sipas tij, Shqipëria është e renditur krah Izraelit, pasi Palestina nuk e njeh Kosovën, dhe diplomatikisht është korrekt.
Në vijim shtoi se nëse shteti shqiptar ka aleancë me Izraelin, le ta ndihmojë me ushtarë, por nuk duhet të lejojë që të marrin pjesë qytetarët e thjeshtë.
Gjinishi kujtoi shqiptarët që morën pjesë në Pranverën Arabe dhe iu bashkuan ISIS, duke thënë se ka qenë nga zërat e parë që e ka thënë dhe se shteti shqiptar reagoi një vit më pas, pas një shkrimi të Le Monde.