Gjendet shëndoshë e mirë 15 vjeçari nga Postriba…

Shpërndaje

15 vjeçari Aurel Bibaj nga Postriba i i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet është gjetur nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me komisariatin nr 5 në Tiranë dhe ndihmën e familjarëve.

15 vjeçari është gjetur në zonën e Babrrusë në Tiranë ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Prej dy ditësh i mituri kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Postribë.

Mëngjesin e djeshëm pasi ka lënë vëllain në shkollë, është larguar duke mos u futur në mësim dhe nuk ka shkuar as në shtëpi. Kjo ka shqetësuar prindërit ndërsa babai i tij Agim Bibaj denoncoi në polici rastin dhe ditën e sotme edhe në media duke thënë se djali tij sipas dëshmisë së shokëve të 15 vjeçarit është larguar pasi babai i kishte bërtitur që të sillej mirë.

Shpërndaje