128.8 kilogramë lëndë narkotike marijuanë u gjetën në fshatin Godinje të Malit të Zi.
Mediat malazeze shkruajnë se Policia Kufitare ka parandaluar kontrabandën e lëndës narkotike pas kontrolleve të kryera.
“Policët e Sektorit të Policisë Kufitare kanë kontrolluar zonën në qytetin e Godinjës dhe kanë gjetur një makinë me targa të Podgoricës në të cilën kishte një çantë doreza dhe dy thasë”, thuhet në Drejtorinë e Policisë.
Më pas u zbulua se në çantën dhe thasët që u gjetën, ndodheshin 129 pako me marijuanë.
“Për ngjarjen është njoftuar prokurori në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë. Në vijimësi të aktiviteteve të mëtejshme, punonjësit e Sektorit për luftën kundër krimit në bashkëpunim me efektivët e Sektorit të Policisë Kufitare ndërmarrin masa dhe veprime me qëllim përcaktimin dhe identifikimin e personave që kanë marrë pjesë në kontrabandën dhe transportimin e këtyre lëndëve narkotike”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.