Gjykata ka vendosur pranimin e kerkeses se Prokurorise per arrest me burg lidhur me te ndaluarin Gjekson Pusi por cudia e kesaj séance ka qene fakti qe ai nuk eshte gjykuar per ngjarjen e ndodhur ne Vukatane, por per thyerjen e arrestit te shtepise.
Burimet nga seanca gjyqesore e cila ka zgjatur rreth 3 ore, bejne me dije se prokuroria nuk ka paraqitur asnje prove qe implikon Gjekson Pusin ne atentatin ndaj Fatjon Harushes, nderkohe qe vete i ndaluari ka mohuar qe ka lidhje me ngjarjen.
Ne Policine e Shkodres, Fatjon Harusha, i pyetur per ngjarjen, pasi eshte njohur edhe me personin e ndaluar nga Policia ka deklaruar se Gjekson Pusi nuk eshte autori qe ka qelluar ndaj tij, pasi Harusha e ka njohur atentatorin dhe nuk rezulton te jete personi qe eshte ndaluar nga policia
Gjyqtarja Ermira Dedja pasi ka degjuar pretendimin e Prokurorise per dhenenien e mases se sigurise “arrest me burg” per Gjekson Pusin pasi ka thyer arrestin ne shtepi, ka pranuar kerkesen e akuzes duke dhene edhe vendimin qe le ne burg 33 vjecarin.