Gilman Lika: Futbolli s’ka moshë, uroj të jemi skuadër pretendente…

Shpërndaje

“Kemi pasur një kampionat të tërë me oshilacione, me takime shumë të mira dhe të dobëta. Kemi pasur luhatje në lojën tonë.

Pandemia dhe problemet me gjykimet në ndeshje të caktuara, ku na kanë ndëshkuar me disa pikë, kanë pasur ndikimin e tyre në ecurinë e Vllaznisë. Të jem i sinqertë, nuk kisha frikë për këtë ndeshje, por përgjatë gjithë këtyre ditëve kam pasur një siklet.

Gjithë këto ditë nuk i kam përjetuar mirë, por do të thosha se sërish besoja se Vllaznia do të ishte pjesë e Superiores. Ne jemi një ekip më i mirë. Futbolli nuk ka moshë, futbolli varet nga ajo se çfarë jep në fushën e lojës.

Megjithatë, do të pushoj disa ditë e pastaj të shohim. Uroj dhe shpresoj që të jetë një ekip pretendent për Kupat e Europës, shpresoj të jem pjesë e një Vllaznie me të tjera synime, jo një skuadre që të luftojë për qëndrimin në Superiore”, theksoi pas ndeshjes kapiteni i kuqebluve, Gilman Lika.

Ai vuri firmën e tij në fitoren 3-1, duke shënuar golin e tretë dhe të sigurisë në një moment delikat të ndeshjes, kur Besëlidhja kishte filluar ta shtonte presionin drejt portës shkodrane. Gjatë gjithë ndeshjes Lika bëri rolin e liderit në fushë, duke i udhëhequr shokët drejt fitores.

Shpërndaje