Gazetarja Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH…

Shpërndaje

Moderatorja dhe gazetarja e njohur Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e re e Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH), duke fituar garë pasi mori 7 vota pro në votimin e zhvilluar të premten.

Ajo do të drejtojë institucionin me një mandat pesëvjeçar.

Në garë për këtë post ishin 13 kandidatë:

Gëzim Nazif Xhaxhaj, Flamur Buçpapaj, Kliton Rama, Zoje Jakaj (Marashi), Jetmir Shpuza, Laureta Roshi, Ermal Hoxha, Eni Vasili, Harrila Koçi, Engjëllush Musai, Mimoza Haxhiaj, Elton Metaj, Enrik Mehmeti.

Zgjedhja e saj vjen pas një konsensusi politik mes mazhorancës dhe opozitës, ku më 17 mars Kuvendi miratoi edhe bordin e ri të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Ndërkohë që Fatjon Hoxhalli, 38 vjeç është zgjedhur kryetar i Këshillit Drejtues.

Anëtarët e rinj të bordit janë: Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Enio Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.

Shpërndaje