Gazetari Taulant Kopliku: Disa këshilla për “Trimat” e rrugës…

Shpërndaje

Po ben xhiro neper Itali video e nje zonje qe nga ballkoni i “degjeneron” nje grup burrash te ulur ne nje stol. Dhe ata ikin me bisht nder shale pas fjaleve te zonjes, e cila iu kujton atyre se ajo vete ka shume gjera me te rendesishme sesa ata per te bere jashte shtepise, por per te miren e te gjitheve zbaton me perpikmeri ligjin.

Ne kete historine e tangarllekut: “jo, une nuk mbyllem, jo une do dal”, ka disa gjera per tu analizu.
Se pari funksionimi jo normal i trurit te individit qe del se nuk ka qejf me ndejt ndry ne shpi. Sikur ata mijera te tjere qe nuk dalin nga shtepia, jane aq te fiksuar pas jetes se heremitit saqe mbyllen ne dhoma dhe bejne kokrren qejfit.

Qe te jemi te qarte. Te gjithe ne qe ketu ne fb dhe e kemi marre me sportivitet karantinen, kemi nje jete tjeter pertej asaj monotones ne shtepi. Jete aktive e dinamike, por edhe burim te ardhurash, te cilat prej ditesh na jane nderprere. Te gjithe ne, kur vjen darka bisedojme sesi do shkoje kjo situate, sa do zgjase, si do bejme ne nje te neserme te afert. Te gjithe ne, bashke me femijet tane po e vuajme kete situate, packa se hedhim statuse e video per te ngritur sa me shume moralin. Te gjitheve ne na dhemb shume kjo situate absurde dhe e rrezikshme per jetet tona, femijeve e vecanerisht prinderve tane te moshuar.

Ne qe kemi zgjedhur karantinen nuk po bejme qejf, por po pershtatemi me cdo forme per ta bere sa me te lehte kete.
Ata qe bredhin gjithe diten qyteteve, duket se e kane kuptuar krejt gabim.

Normal qe ne Shqiperi situatat financiare te individeve perkthehen “nje dite pa pune-nje dite pa buke”, prandaj as nuk guxoj ti kerkoj njeriu te mos dale ne pune. Por une po flas ketu per tipat qe dalin thjeshte se po i ha shtepia, apo me keq, dalin per kunj te Rames. Kjo eshte driteshkurtesi, eshte fyerje per secilin individ qe ka kuptuar rendesine e situates, dhe se fundi eshte shkelje e ligjit. Gjuha e ashper e kryeministrit ne shume raste eshte e papranueshme. Çdo shqiptar, krahas masave pret dhe paketen e lehtesive per secilin individ dhe biznes ne territorin e vendit. Ndersa ne rastin e “gangove te karantines”, une do preferoja forcen e ushtrise, per ti treguar secilit se vendi i tij sot eshte ne shtepi e jo duke dredhur zinxhirin bordurave te shesheve. Kush s’ka tru, te pakten te kete b*then me vete kur del.

IzolohemiNe

IzolohetVirusi

Shpërndaje