Gazetari shkodran ngre shqetësimin, gratë e fasonerisë, më të shtypurat!

Shpërndaje

Gazetari Senad Nikshiqi Shkruan:

Grate e fasonerise, me te shtypurat, me fukarate e ketij qyteti, me rreziket, ata qe shkojne per therrime per te mbajtur familjet, ata qe edhe me perpara kane punuar ne kushte skandaloze po urdherohen gjithe keto dite te dalin ne pune ne te njejtat kushte mizerabel. Nese do te kishim nje video nga brenda do ta denonconim por keta punonjese kane frike se fluturojne nga puna.

Institucionet sa bejne shkresa kot e bejne gjiro neper Shkoder gjoja se po kontrollojme kur askush nuk del jashte, te shkojne tek fasonerite (ata qe po guxojne te punojne). Aq me teper qe kryeministri i ka dhene nje perparesi grave! Kam disa denoncime por vetem kaq sepse keto gra as s’mund te flasin, as s’mund te fimojne brenda! Ku eshte shteti? Ju lutem mbroni grate e qytetit, me te pambrojturat. Mund te ishte nena, motra, bashkeshortja juaj!

Shpërndaje