Gazetari Malo: Shkodra ka 84 vrasje të pazbuluara, që kanë prodhuar 134 vrasje të tjera

Shkodra ka 84 vrasje të pazbuluara. Kështu ka deklaruar gazetari Bejdo Malo në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora.

Ai shprehet se ndërkohë Vlora ka 69 vrasje dhe Elbasani ka 40.

Bejdo Malo: Po ta shikosh Shkodra ka 84 vrasje të pazbuluara, në këto 10 vitet e fundit, të cilat kanë prodhuar 184 vrasje të tjera. Elbasani ka 40 dhe Vlora ka 69. Doja që znj. Voltana të kishte folur kur Sandër Lleshaj u bë ministër dhe ditën e dytë shkon e prezanton Valdrin Pjetrin si prefekt. Kur u vranë vëllezërit Bilali ai tha janë larje hesapesh. Pse nuk folët atëherë ju?  Në pesë muaj në atë kohë ishin bërë 20 vrasje.