Gazetari Artan Hoxha shkon në restorantin ku 8 muaj me pare u vra Ergys Dashi…

Shpërndaje

Ne restorant “Grilling”, ku 8 muaj me pare u vra Ergys Dashi…

Mbremjen e te shtunes se 22 janarit 2022, Ergys Dashi ishte ulur të darkonte në restorantin ‘Grilling’, në rrugën Avenue José Joaquín Orrantia përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’ ne qytet-portin me te madh te Ekuadorit, Guayaquil.

Durrsaku Ergys Dashi, 34 vjeç, po darkonte ne shoqerine e nje bashkekombasit te vet nga Shijaku, kur rreth ores 19:00, u ekzekutua në një atentat mafioz nga nje vrases qe mbante një buqetë me lule në duar.

Menaxheri i lokalit e tregon me detaje ate ngjarje edhe ose kane kaluar 9 muaj.

Restoranti njihet si nje nga me te miret ne qytet per gatimet e mishit dhe ndodhet ne nje zone qe konsiderohet e sigurte.

Nje roje me uniforme kamoflazhi dhe i armatosur qendron vigjilent perballe deres kryesore.

Por kjo nuk e ndihmoi Ergys Dashin, t’u shpetonte plumbave te nje vrasesi ekuadorian, i porositur prej njerit nga grupet kriminale vendase.

Gjate te shtenave u plagos edhe 26-vjeçarja ekuadoriane Angie Romero, e cila ishte ulur në tavolinën ngjitur me Dashin, kur një plumb e kapi në këmbë, e fatmirësisht nuk i mori jeten.

Policia lokale sekuestroi ne vendin e ngjarjes, 20 gezhoja te kalibrit tip 9×19, por ato nuk kane sherbyer per te zbuluar vrasesit.

Ne Guayaquil, vrasesit i gjen me shumice ne rrethinat e qytetit ku jetohet ne varferi ekstreme, per pagesa qesharake, nga 100 deri 500 dollare.

Kur kane kaluar 8 muaj nga ky atentat, autoritetet vendase jo vetem nuk kane gjetur vrasesit, por duket se as qe kane ndermend te merren, me ate qe ka ndodhur…

Per ta, shqiptaret, vijne nga nje vend ekzotik krejt i panjohur dhe i cilesojne pergjegjes per fatin e tyre, pasi jane perfshire ne nivele te larte, ne trafikun nderkombetar te kokaines.

Ndersa organizatat kriminale ekuadoriane, kryejne aq shpesh atentate, sa e kane kthyer Guayaquilin, ne njerin nga qytetet me te rrezikshme te botes…

Shpërndaje