Autori i njohur i memeve Genc Sejko ka publikuar sëfundmi në rrjetin social Facebook borderonë e pagesave të Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, në të cilat spikasnin emrat e dy gazetareve të njohura, Mira Kazhani dhe Bieta Sulo.
Sipas borderosë së publikuar nga Sejko, Ermira Kazhani është këshilltare ekonomike e drejtorit të UKT-së Tiranë dhe për këtë shërbim merr një pagë 83 mijë lekë.
Kazhani është drejtuesja e një portali të pozicionuar editorialisht në krah të maxhorancës dhe Bashkisës së Tiranës.
Ndërkohë, Bieta Sulo, autorja e një emisioni në Top Channel rezulton si specialiste në këtë ndërmarrje dhe paguhet 55 000 lekë.
UKT ka shtrenjtuar sëfundmi ujin e pijshëm për banorët e kryeqytetit, ndërsa shërbimi nuk është ende në nivelin e duhur në shumë zona të Tiranës. Duket se një pjesë e parave të qytetarëve të Tiranës shkojnë për të blerë influencë në portalet e Shqipërisë.