Gaza, rritet në 24.285 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite…

Shpërndaje

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet të cilat Izraeli i vazhdon që nga 7 tetori e deri më tani ndaj Rripit të Gazës janë vrarë gjithsej 24.285 persona, duke përfshirë 185 të vrarë në 24 orët e fundit, raporton Anadolu.

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza jepen informacione lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 102 ditësh kundër Rripit të Gazës.

Në deklaratë thuhet se Izraeli në sulmet që ka ndërmarrë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës ka vrarë 185 palestinezë, ndërsa ka plagosur 320 të tjerë.

Forcat izraelite në 24 orët e fundit “kanë kryer 15 masakra”, thuhet në njoftimin në të cilin bëhet e ditur se është rritur në 61.154 numri i të plagosurve në sulmet të cilat vazhdojnë që nga 7 tetori e deri më tani.

Gjithashtu thuhet se një pjesë e të plagosurve ndodhen ende nën rrënoja ose në anë të rrugëve për shkak se ambulancat dhe ekipet e Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek ata.

Shpërndaje