Gattuso e do në skuadër, Hysaj drejt rinovimit me Napolin!

Elseid Hysaj ka nisur bisedimet me Napolin për rinovimin e kontratës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili para pak muajsh dukej i larguar nga të kaltrit me mbrritjen e Genaro Gattusos në stolin e Napolit është kthyer në një titullar fiks dhe Napoli me kërkesë të trajnerit të tij i ka ofruar rinovimin e kontratës, shkodranit.

Raportimet e mediave italiane janë konfirmuar nga menaxheri i futbollistit Mario Giuffredi i cili theksoi se palët janë në bisedime me drejtuesit e Napolit dhe çështja e rinovimit do të mbyllet në fund të shkurtit.

Nëse marrëveshja arrihet edhe në aspektin ekonomik Hysaj do të rinovojë me Napolin në rast të kundërt do të largohet në verë theksoi Giuffredi.