Gati drafti/ Lehtësohet Policia Rrugore, në monitorim të trafikut edhe Policia Bashkiake…

Një projektligji i ri, i jep policisë bashkiake më shumë kompetenca, në drejtim të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Nisma pritet të ketë impakt pozitiv, pas Policia rrugore shpesh për shkak të ngarkesës krijon mangësi në mbikëqyrjen e të gjithë territorit.

Prej kohësh Policia e Shtetit ka kërkuar që në ndihmë të saj për sigurinë publike dhe sigurinë rrugore të jetë edhe Policia Bashkiake. Siç duket, tashmë, zyrtarisht, Ministria e Brendshme ka hartuar një projektligj i cili është në fazën e konsultimit publik dhe parashikon që policitë bashkiake të kenë më shumë kompetenca se nga ato që kanë aktualisht.

Në bazë të këtij projektligji është bashkëpunimi më i ngushtë midis Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit për sa i përket dy shtyllave kryesore, sigurisë publike dhe sidomos asaj rrugore. Nëse deri më tani, dy policitë i bashkonte vetëm vendosja e gjobave për mjetet, tashmë, kompetenca kryesore që u shtohet bashkiakëve është detyrimi për kontrollin dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në territorin e juridiksionit të tyre, sipas parashikimeve në Kodin Rrugor dhe sipas parashikimeve të marrëveshjeve të bashkëpunimit që lidhen me Policinë e Shtetit.

Kjo nismë pritet të jetë një ndihmë e madhe për Policinë Rrugore, e cila në shumë raste është e detyruar t’i angazhojë efektivët e saj në shumë aktivitete, të cilat mangësi të mbikëqyrjen e të gjithë territorit. Shtimi i respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor në kompetencat e policisë bashkiake, përkthehet në më shumë forca policie në dispozicion, dhe synimi është ulja e aksidenteve dhe ngjarjeve rrugore.

Policia Bashkiake do të jetë e detyruar të bashkërendojë punën me Policinë e Shtetit në drejtim të shkëmbimit të informacionit, në funksion të parandalimit të krimit.