Fyerja e së shenjtës së tjetrit nuk është “liri shprehje”. Reagon Komuniteti Musliman i Shqipërisë…

Shpërndaje

Reagim zyrtar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po ndjek me vëmendje ngjarjet e fundit në Francë. Ne dënojmë ashpër aktin e vrasjes së një mësuesi francez, kryer nga një adoleshent. Vrasja është e pajustifikueshme, është akt makabër.

Nga ana tjeter, është e papranueshme fyerja e simbolit të paqes e urtësisë, Profetit Muhamed (a.s.). Fyerje e cila është e përsëritur në disa mediume franceze e më gjerë.

Këto ngjarje fyejnë rëndë çdo mysliman, në çdo vend ku ndodhet.

Gjithashtu, ne ndjekim me shqetësim reagimet për këtë çështje edhe në mediumet e Tiranës, ku hera-herës, persona jokompetentë, në emër të “lirisë së shprehjes”, i bashkohen fyerjeve ndaj Profetit (a.s.).

Kjo nuk ndihmon në frymën e tolerancës fetare, për të cilën populli shqiptar krenohet aq shumë.

Fyerja e së shenjtës së tjetrit nuk është “liri shprehje”.

Liria e shprehjes duhet të hyjë brenda një kornize të përgjegjësisë sociale që ruan të drejtat e tjetrit!

Ne i bëjmë thirrje gjithë besimtarëve myslimanë me kombësi shqiptare, rezidentë në Francë, të jenë të përmbajtur përballë situatave të tilla!

Shpërndaje