Futi drogë në qeli dhe organizoi lojëra fati, Aleksandër Llanaj vendoset sërish në regjimin “41-bis”…

Shpërndaje

Aleksandër Llanaj, i dënuar për vrasje dhe disa vepra të tjera penale, është vendosur sërish në Regjim të Posaçëm “41-bis” në Peqin, për një periudhë 1-vjeçare. Ky vendim u mor më 26 dhjetor 2024, pas urdhrit të Ministrisë së Drejtësisë, pasi i dënuari paraqet rrezikshmëri të lartë.

Gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, Llanaj ka vazhduar të kryejë veprime të kundërligjshme, duke përfshirë futjen dhe mbajtjen e sendeve të ndaluara në institucione penale, rebelim dhe organizim llotarish të palejuara, për të cilat është dënuar më tej.

33-vjeçari Aleksandër Llanaj, është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e 3 të rinjve në Vlorë në 2015 në atë që njihet si “Masakra e Çoles”, ndërsa emri i tij është i lidhur edhe me disa tentativa rebelimi në burg. Gjithashtu gjatë megaoperacioni “Trinom” u zbulua se Llanaj theu regjimin “41-bis” që ishte duke mundësuar futjen e drogës në qeli.

Shpërndaje