⚽️| Historia ime |⚽️
Une quhem Samela Markaj, jam 17 vjeç dhe jetoj ne qytezen Laç-Vau-Dejës.
Futbolli, nje emer kaq i dashur per te gjithe boten mbare. Nje emer i cili me rrembeu deshirat dhe pasionet e mia per sportin. Deshiren per ta luajtur per tu emocionuar ne cdo min dhe jo vetem ne cdo sekond qe ai emer kalon ne mendjen time.
Historia ime me futbollin filloj shume heret qe ne moshen 10 vjece, isha kaq e apasionuar sa qe cdo here shkoja me vellan ne stervitje per ta pare teksa luante dhe stervitej por nuk ishte e lehte, kembet me zienin dhe shpirti me kerkonte qe te vrapoja dhe te stervitesha dhe une me ta.
Nje dite teksa ekipi i vellait po zhvillonte nje ndeshje stervitore me ftuan dhe mua te luaj me ta. Isha kaq e emocionuar sa vrapoja nga gezimi, dribloja me top, luftoja trup per trup me shoket pa u trembur fare. Ate dite shenova 2 gola. Isha kaq e lumtur dhe e gezuar sa nuk permbahesha dote, shoket me pergezuan dhe vellai me perqafonte nga krenaria.
Ne ate moment traineri me afrohet dhe pasi me komplimentoj per talentin me ftoj te isha pjese e ekipit dhe te ndjekja me seriozitet cdo dite te stervitjes.Pas atyre fjaleve te trainerit vrapova me gezim ne shtepi, doja ti thoja babit dhe ne nje fare menyre ta beja krenar.Ai u gezua kaq shume sa me perqafoj shume fort, me mori me vete dhe dolem per te blere kepucet e mia te para te futbollit.
Qe nga ajo dite skam munguar kurre ne stervitje, punoja shume fort dhe me pasion. Qendrova plot 3 vite me ekipin e vellait, ishin shoket bashke me vellane qe me nxiten dhe me mbeshteten qe une te ndihesha e njejte dhe e barabarte me ta.Ne moshen 13 vjecare u rregjistrova per here te pare me ekipin Juban Danja.
Aty u njoha me shume shoqe te cilat me afruan dhe sebashku na bashkonte deshira dhe pasioni per lojen e bukur te futbollit. Pastaj kur un mbusha 16 vjeçe shkova ne france me familjen dhe u rregjistrova ne nje klub futbolli, mora pjes ne grup moshat U-17 dhe ishte pak e veshtir sepse isha ne nje vend te huaj por me afroj shum trajnieri dhe ne kampionatin qe mora pjes dola golashenuesja me e mir e vitit. Pas nje viti sukses ne France vendosa te kthehesha ne “familjen” Juban Danja. Sot jam pjese e kombetares U-19 dhe e ekipit Juban Danja. E falenderoj stafin e ekipt per gjithçka por kryesisht per besimin tek une!!