Futbollisti ndërron jetë në moshë të re, talenti i Skënderbeut

Shpërndaje

Një lajm i hidhur ka tronditur sot futbollin shqiptar. Mësohet se ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari, ka ndërruar jetë në moshën 18-vjecare.

Tahirllari vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacion.

Pavarësisht vuajtjeve dhe kurimit, 18-vjeçari nuk arrit të mposhte sëmundjen. Mbrëmjen e djeshme, 18-vjeçari ka ndërruar jetë, duke sjellë një pikëllim shumë të madh tek të gjithë njerëzit që janë njohur me rastin e tij.

Shpërndaje