Futbollisti francez ngre padi kundër kompanisë së vaksinës Covid-19: Trupi im nuk funksionon si dikur, nuk mund të eci më gjatë…

Shpërndaje

Futbollisti farancez Francios Xavier Fumu Tamuzo ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai ka thënë në gjykatë se trupi i tij nuk funksionon më si dikur ndaj edhe i është dashur të tërhiqet nga futbolli.

Sipas futbollistit të Stade Laval, skuadër që luan në kategorinë e dytë franceze, vaksinat kundër Covid-19 janë përgjegjëse për efektet anësore që e detyruan të mbyllte karrierën në moshën 29-vjeçare.

Periudha midis viteve 2021 dhe 2022, ajo në të cilën Tamuzo bëri tre doza te vaksinës, përkon me disa dëmtime të pësuara, fillimisht në gju, më pas dëmtimet e dy tendinave.

“Do të doja të kuptoja pse trupi im ka pushuar së funksionuari normalisht, nuk mund të eci më gjatë, vrapimi është bërë i pamundur për mua. Kam dhimbje edhe duke u ngjitur ose duke zbritur shkallët”.

Padia e ngritur nga Tamuzo evidenton edhe njëherë efektet anësore të mundshme të shkaktuara nga vaksinimi kundër Covid.

Tamuzo nuk është futbollisti i vetëm që ka këto dyshime. Një ngjarje që shqetësoi së fundmi Italinë, me vdekjen e 26-vjeçarit Matia Giani pas një sëmundjeje në fushë gjatë një ndeshjeje. Megjithatë, hetimet duket se fokusohen mbi të gjitha në vonesën e ndihmës së shpejtë.

francios xavier fumu tamuzo futbollisti francez

Shpërndaje