Ekipi Kombëtar i Futbollit i Turqisë filloi fazën e kualifikimeve evropiane për Kupën Botërore FIFA 2022 me tre pikë, duke e mundur Holandën me rezultatin 4-2, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumn Olimpik Ataturk në kuadër të Grupit G, golat për Turqinë i shënuan Burak Yılmaz në minutat e 15-të, 35-të (penallti) dhe 82-të, si dhe Hakan Çalhanoğlu në minutën e 82-të.
Golat e ekipit mysafir u shënuan nga Davy Klaassen në minutën e 75-të dhe Luuk de Jong në minutën e 77-të.
Uğurcan Çakır, portieri i kombëtares turke, mbrojti goditjen nga penalltia nga Depay në minutën 90+4.
Ndeshjen e dytë në grup Turqia do të luajë kundër Norvegjisë të shtunën, 27 mars, në qytetin spanjoll Malaga.
Në tri ndeshjet e fundit kundër Holandës, Turqia ka shënuar dy fitore dhe një barazim.