Fushatat elektorale/ Rakacolli apel partive politike: Jemi të shqetësuar, respektoni masat…

Shpërndaje

Ndërsa njoftoi lënien në fuqi të masave kufizuese, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli iu drejtua me një thirrje partive politike, pas grumbullimeve në takimet elektorale.

Ajo bëri apel që të respektojnë masat anti-Covid gjatë fushatës dhe të mos veprojnë jashtë kritereve të përcaktuara.

“Komiteti është i shqetësuar në lidhje me fushatë elektorale, ku di sa parti bëjnë grumbullime jashtë kritereve të përcaktuara. Grumbullimet nga disa subjekte politike do të çojnë në rritje të infektimeve dhe rritje të humbjeve të jetës. Ekspertët e ngrenë me forcë këtë problem, dhe takimet ata t’i bëjnë në përputhej me rregullat e përmendura, në mbajtje të distancës. Vetëm kështu do të mund ta parandalojmë situatën, që të mos bëhen shkak për humbje të mëtejshme jete.”

Shpërndaje