Një furgon pasagjerësh ka rënë në përroin e Manatisë, Lezhë pasditen e sotme. Bëhet me dije se mjeti ka përfunduar në përrua pas humbjes së kontrollit, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka harruar të vendosë mjetin në frena, i cili më pas ka rrëshqitur, duke rënë në ujë.
Ambulanca dhe Policia kanë mbërritur në vendngjarje, ku këta të fundit po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.