FSHF publikon videon, fusha e “Reshit Rusit” gati për Vllazninë…VIDEO

Shpërndaje

Fusha stërvitore e “Reshit Rusit” shumë shpejt do të jetë gati për Vllazninë. Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku tregohet se rikonstruksioni i këtij terreni sportiv është drejt përfundimit.

“ është duke përmbyllur investimin e radhës infrastrukturor. Stadiumi “Reshit Rusi”, në Shkodër, i është nënshtruar rikonstruksionit, që përfshin vendosjen e një tapeti të ri dhe përmirësimin e nënshtresave të fushës, duke mundësuar një fushë shumë cilësore, që brenda pak ditësh do të jetë në dispozicion të klubit Vllaznia,” – shkruhet në postimin e FSHF-së.

Tashmë trajneri Thomas Brdaric dhe stafi i tij nuk do të mund të ankohet më për kushtet e stërvitjes. Kuqeblutë, përveçse një skuadër cilësore, kanë fushën stërvitore në kushte moderne, që do të influencojë direkt edhe në rezultatet e skuadrës.

Shpërndaje