Nuk ka futboll në fundjavë.
Ky është vendimi i fundit që merret nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila
e kalon futbollin në plan të dytë tashmë.
“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron
të njoftojë të gjithë opinionin publik, klubet, tifozët, se për shkak të
gjëndjes së jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit që ka goditur vendin
tonë ditën e sotme, i gjithë aktiviteti futbollistik për këtë javë është
ndërprerë.
Sytë dhe zemrat tona
janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me të
lënduarit nga kjo ditë e vështirë. Sektori Garave në FSHF do të njoftojë në
ditët në vazhdim datat e reja për këtë javë të spostuar,” thuhet në
njoftimin e FSHF.
Ky vendim vjen menjëherë pasi vendi ynë po përballet me goditje të shumta të
tërmetit.