FSHF kërkesë qeverisë për rinisjen e kampionatit: Ndeshjet të luhen pa tifozë, ja kur duhet të rifillojë

Shpërndaje

Federata Shqiptare e Futbollit ka në plan nisjen e kampionatit shqiptar brenda datës 20 maj, pas ndërprerjes nga COVID-19.

FSHF i ka bërë një kërkesë qeverisë pas udhëzimeve të fundit që UEFA, ndërkohë që kërkesa i është dërguar në datën 22 Prill, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini.

Në shkresë kërkohet, rinisja e kampionatit brenda datës 20 Maj si dhe rinisja e stërvitjes së ekipeve në 2 Maj, pa kontakt fizik.

Federata Shqiptare e Futbollit ka planifikuar zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të kampionatit dhe jo përfundimin e sezonit me akordimin e trofeve në tavolinë, pa u luajtur 10 javët e mbetura.

Shpërndaje