FSHF analizon Kategorinë Superiore, ja cila skuadër kryeson për zotërimin e topit…

Shpërndaje

Zotërimi i topit nga një skuadër do të thotë të arrish të kontrollosh ndeshjen, por kjo nuk do të thotë që të jesh më efikas në lojë. Duke bërë një krahasim të përqindjeve të zotërimit të topit me gjuajtjet e bëra ҫdo 90 minuta nga skuadrat, arrijmë të kuptojmë shumë situata që ndodhin në kampionat dhe të analizojmë më mirë edhe renditjen e përgjithshme deri në këtë moment të sezonit.

Nga të dhënat që kemi parë në Wyscout për Kategorinë Superiore, kemi nxjerrë këtë gjendje momentale:

Tre skuadrat që kanë më pak zotërim topi, kanë dhe më pak gjuajtje në portë. Por Bylis, që ndodhet në vendin e shtatë në renditjen e zotërimit të topit, është skuadra që gjuan më shumë në portën kundërshtare në të gjithë kampionatin. Vetëm Vllaznia ka vlera të larta si në zotërimit e topit ashtu edhe për gjuajtjet në portë, ndërkohë që dy skuadrat e kryeqytetit nuk bëjnë të korrespondojë kontrolli i topit me gjuajtjet që bëjnë në portë.

Arsyet e kësaj diference të dhënash bazohen kryesisht te vertikalizimi dhe cilësia e vertikalizimeve që bëhen gjatë ndeshjes. Në një analizë më të thelluar të të dhënave, analistët e skuadrave do të duhet të shkojnë të gjejnë motivet e kaq shumë ose kaq pak gjuajtjeve në portë, duke parë në detaje si arrihet te gjuajtjet në portë, lojtarët që gjuajnë më shumë në portë, asistet më frekuente dhe faktorë të tjerë.

Shpërndaje