Është i njohur si një fshat i vjetër peshkimi. Bëhet fjalë për fshatin Zogaj dhe bashkë me Shirokën janë ndër zonat më të bukura të Shqipërisë së Veriut. Për rritjen e peshkut kujdesen kryesisht peshkatarët, që peshkimin e kanë burimin kryesor të të adhurave për familjet e tyre. Mes tyre gjejmë edhe vëllezërit Adi dhe Çimi Armaha, banorë autoktonë të fshatit Zogaj, të cilët vazhdojnë të ruajnë traditën e të parëve.
Janë së paku 40 peshkatarë në fshatin Zogaj, që çdo ditë i gjen në hapësirën e liqenit të Shkodrës duke peshkuar.