Në fshatin Bardhanjor në njësinë administrative Rrethina banorët e kanë të pamundur të marrin një shërbim shëndetësor. Qendra e ndërtuar prej shumë vitesh funksionoi vetëm pak muaj, ndërsa kohët e fundit është kthyer në një ndërtesë gërmadhë.Kjo godinë është thuajse e shkatërruar dhe ka dalë jashtë funksionit në çdo aspekt.Në kushte të tilla, pjesa më e madhe e banorëve i drejtohen qëndres më të afërt shëndetësore në fshatin Bardhaj ose drejt Shkodrës.
E projektuar për të ofruar ndihmën e parë shëndetësore, dhe me të gjitha standartet, sot ndodh e kundërta.Edhe pse ka patur një investim të mirë për tu ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone, nuk është bërë e mundur asnjëherë të punohet në të.Ndërtesa është totalisht e braktisur, e rrënuar dhe pas asnjë shpresë për t’u vënë në dispozicion të banorëve.