Fshati Grudë-Fushë në Malësinë e Madhe i pozicionuar rreth 15 kilometër larg Shkodrës, të ngjason si një zonë e sapo dalë nga lufta.
Me dhjetra banesa janë të rrënuara duke qënë se shumica e banorëve kanë levizur masivisht dikush në emigracion e një pjesë në qytet.
Rrok Lumaj është ndër të paktët banorë të mbetur aty.
Dushe dhe Mine Çokaj jetojnë duke lypur , për arsye të mungesës së formimin arsimor të moshuarat nuk e dinë moshën e tyre.
Në Gusht të vitit 2022 një zjarr i rënë në orët e vona të natës do të shkaktonte një situatë që nuk kishte ndodhur më parë. 20 shtëpi, 4 prej të cilave të banueshme do të digjeshin plotësisht, ku flakëve nuk i shpëtuan as varrezat e fshatit.
Përvec varfërisë që ka mbuluar këtë fshat, tashmë gjendja e banorëve është më e rëndë si pasojë e zjarrit që nuk kurseu asgjë.